Emisioni “Stop” në Tv Klan ka paraqitur disa video të rubrikës “hitparade i absurdit shqiptar” mbrëmjen e sotme.

Në videon e parë shfaqet denoncimi i një qytetari, që ankohet për servisin e automjeteve që ndodhet përpara dy pallateve të banimit në Fushë-Krujës. Qytetari denoncon zhurmën dhe ndotjen që vjen nga ky servis dhe gomisteri.

Në videon e dytë, një rrugë në Kamzë është pa trotuarë, vënë në rrezik jetën e këmbësorëve.

Në një tjetër video, në Obiliq të Kosovës një zonjë tregon gjendjen e shtëpisë që i kanë dhënë, e cila të kujton pamjet e filmit “Mësonjëtorja”.

Janë këto disa nga videot, që u shfaqën dhe u komentuan në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”. /tvklan.al