Arrestohet 56- vjeçari në rrugën “Don Bosko”

Tiranë- Një telefonatë e bërë nga qytetarët në numri 112 ka vënë në pranga një person që lëvizte me armë pa leje dhe me thikë në ambiente publike.

56- vjeçari me inicialet S. H banues në Tiranë është arrestuar në ambientet e një lokali në rrugën “Don Bosko”, menjëherë pas denoncimit të bërë ndaj tij .

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe sekuestroi një pistoletë tip TT me krehër dhe 7 fishekë, një mjet prerës “thikë” dhe një sasi lekësh.

Policia gjithashtu ka ushtruar kontroll edhe në banesën e këtij shtetasi, ku ka gjetur dhe sekuestruar edhe 23 fishekë të tjerë luftarakë./tvklan.al