Emisioni “Stop” në Tv Klan, ka publikuar mbrëmjen e sotme disa nga çudirat që ndodhin në Shqipëri. Kanë qenë qytetarët që kanë dërguar video në redaksinë e emisionit.

Një qytetar në Durrës është ankuar se atij i kanë vjedhur gomën e biçikletës duke i lënë vetëm skeletin. Sipas tij, biçikleta ka qenë e lidhur në një vend publik, por gjatë natës hajdutët i kanë marrë gomën e parë.

Ndërkohë në Tiranë, një kosh për mbetjet e qytetit ka përfunduar në lumin Lana. Një qytetar ka dërguar videon në emision “Stop”, por shprehet se nuk ka informacion se si koshi mund të ketë përfunduar në shtratin e lumit.

Nga ana tjetër një qytetar denoncon se uji i ujësjellësit të Cërrikut është shumë i ndotur. Ndërsa një qytetar nga Divjaka ankohet se nuk është kryer vijëzimi i një rrugë të sapo ndërtuar./tvklan.al