Prona në Shqipëri është bërë shpeshherë mollë sherri midis palëve. Një qytetare nga qyteti i Korçës ka rrëfyer ditën e sotme në “Historia ime”, në TV Klan historinë dhe problematikën e saj me pronën.

Prona e saj është trashëgimi nga gjyshi që nga viti 1934. Në vitin 1946 i nxjerrin nga shtëpia sepse shteti e shtetëzon dhe e ndan në dy godina, 2 dhe 4, që ju jepen dy familjeve të tjera. Këtu fillon dhe konflikti dhe gjyqet e vazhdueshme për të rifituar pronën, që Hafete thotë që ju takon për shkak se e kanë trashëgimi.

Mirela Milori: Ndoshta njerëzit i zgjidhin më mirë gjërat sesa ligjet? Keni provuar ndonjëherë të bisedoni?

Hafete: Kurrë! Madje ngrihen në gjykatë duke thënë këta të tatuar, këta pasanikë, me këtë gjuhë, se vetë janë të kohës së regjimit komunist. Po madje ata drejtohen me këtë gjë, sikur ne ju kemi hyrë në hakë, jo ata neve. Madje janë trajtuar me statusin të pastrehë, në vitin 2002. Të pastrehë trajtohen ata që ishin nëpër shtëpi pronarësh. Kur donin të merrnin  statusin të pastrehë u quajtën shtëpi pronarësh, kurse tani në gjyqe e quajnë veten pronarë.

Mirela Milori: Gjithsesi për të qenë korrektë, se nuk e kam palën tjetër që të dëgjoj, por për kaq shumë vite kanë jetuar në pronën tuaj, s’keni gjetur një mundësi komunikimi?

Hafete: Absolutisht! Ne rrimë atje në gjyq, duke na kundërshtuar ata dhe çfarë t’ju kthejmë atyre, absolutisht nuk ju kthejmë përgjigje, duke u bazuar vetëm në prova. Mirëpo vendimi i Gjykatës së Lartë, nuk u takonte se e kanë marrë pronën e tyre, plus është dhe godina 2, janë trajtuar dhe të pastrehë.

Hafete: Ne po dalim përsëri jashtë shtëpive tona dhe dyqaneve si në vitin 1946 në kohën e regjimit, në një kohë që sot po vihet drejtësia, Dhe jemi viktima të kohës së Enverit, të regjimit, viktima në kohën e korrupsionit që është dhënë ky vendim, viktima dhe në kohën e drejtësisë, atëherë ku ta kërkoj unë të drejtën time? Na kanë nxjerrë nga shtëpitë dhe na kanë futur pas 3-4 vitesh nëpër bodrumet e të tjerëve.

Mirela Milori: I referoheni vitin 1946?

Hafete: Po! Unë s’kisha lindur, unë di mamanë që mbante fëmijët përdore dhe lutej nëpër dyert e njerëzve për të fjetur. Prona është e trashëguar, si mund të quhet tatim i jashtëzakonshëm, kur prona nuk ka qenë në kohën e ’39, gjatë luftës./tvklan.al