Moti i keq zhvendoset në Kroaci

Moti i keq zhvendoset në Kroaci. Pjesa më e madhe e qyteteve bregdetare janë përfshirë nga përmbytjet dhe erërat e fuqishme. Në pjesën jugore të Adriatikut, uji i detit ka përmbytur bodrumet në Split, deri në Rijekë, ku ujërat arritën deri në treg.

Ministria e Brendshme e Kroacisë po monitoron situatën në terren për shkak se përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale sidomos në pjesën jugore të Kroacisë.

Deri më tani nuk raportohet për persona të dëmtuar. Meteorologët thonë se moti do të përmirësohet gjatë ditës, por reshjet e shiut me erëra pritet që të rikthehen sërish në fillim të fundjavës.

Ndërkaq një ditë më parë edhe në Venecia u shpall gjendja e emergjencës për shkak se uji kishte arritur në mbi 1 metër. Të paktën 2 persona humbën jetën në ishullin e Palestrinës, për shkak se kishin mbetur të bllokuar në banesat e tyre.

Klan Plus