Tripadvisor rendit vendet më të kërkuara në website-n e saj, kryeson Bali

Kompania amerikane e Tripvisor ka vlerësuar në bazë të komenteve të udhëtarëve 25 qytete më të kërkuara në website e saj. Sipas kompanisë amerikane Tripadvisor, e cila operon në internet nëpërmjet një website mbi udhëtimet, restorantet dhe hotelet, bazuar në vlerësimin dhe komentet e udhëtarëve, Bali mbetet destinacioni më i famshëm. 

Në listë janë përfshirë 25 vende, por 10 të parat janë:

Bali, Indonezi-Ishull ka plazhe, të cilat janë të përshtatshme për sërf, zhytje, etj. Është një vend i vogël, por me peisazhe që të lënë pa fjalë. Përgjatë një shëtitje në qytet të mund të shikosh njerëzit të veshur elegant dhe piramida frutash ekzotike në çdo rrugicë.

Londër, Mbretëri e Bashkuar-Është një nga qytetet më të zhvilluara në botë dhe gjithashtu vizitohet nga një numër i lartë turistësh. Disa nga ndërtesat interesante për tu vizituar janë Shtëpia e Parlamentit, Kulla e Londrës, Pallati Mbretëror, etj.

Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe-Është qyteti më i madh i bukur dhe modern i  Emirateve të Bashkuara Arabe. Dubai njihet për tregjet e tij të shtrenjta, arkitekturën moderne dhe jetën luksoze të natës. Por gjithashtu është qyteti me infrastukturën më të zhvilluar në rruzullin tokësor.

Rome, Itali-Qyteti i Përjetshëm u ngrit në shtatë kodra në 753 para Krishtit. Sipas legjendës, themeluesit e saj ishin vëllezërit Romulus dhe Remus, paraardhësi i largët i të cilit është trimi që u bë i famshëm falë Luftës së Trojanit. Kryeqyteti i Italisë moderne është një ndihmë vizuale për ata që janë të interesuar në arkitekturën antike

Paris, Francë-Kryeqyteti francez është kaq i bukur sa që vizitorët e kanë të vështirë të vendosin se çfarë duhet të shohin më përpara. Nuk janë vetëm pamjet e mrekullueshme e mbresëlënëse! Nuk është vetëm ushqimi, as restorantet dhe kafenetë që me dizajne elegante shtrihen anash secilës rrugë që përshkon qytetin 12 milionësh. Është e vështirë për të thënë se cilën pjesë të qytetit duhet ta vizitoni më së pari, por diku duhet t’ia filloni. Është një qytet i banuar për më shumë se dy mijë vjet dhe me më shumë se 2400 vepra arti që mund të vizitohen.

Hanoi, Vietnam-Hanoi është kryeqyteti i Vietnamit dhe qyteti i dytë më i madh i vendit. Ai është i vendosur në bregun e djathtë të Lumit të Kuq. Tregjet e Hanoit janë si një kartolinë e qytetit. Qyteti tërheq turistët, kryesisht për pamjet e tij historike.

Kretë, Greqi-Kreta është ishulli më i madhi dhe më popullor i Greqisë. Ajo formon një pjesë të pëlqyeshme të ekonomisë dhe trashëgimisë kulturore të Greqisë duke ruajtur tiparet e veta kulturore lokale (për të punuar si dialektin e vet, poezinë dhe muzikën). 

Bangkok, Tailandë-Bangkoku, qyteti i një mijë ngjyrave në Tajlandë.. Në këtë qytet, për arkitekturat e tij polikromatike dhe demonët e çuditshëm të artë qëndron Pallati i Madh i Bangkok, ish-rezidenca zyrtare e sundimtarit të Tajlandës. Ai përbëhet nga njëqind ndërtesa që ju lënë pa frymë për shumëllojshmërinë e stileve arkitekturore dhe pasurinë e detajeve. Është një festë e artë dhe mozaikë, tempujt dhe kishat.

Barcelonë, Spanjë-Barcelona është qyteti i buzëqeshjeve të përjetshme, dielli dhe arkitektura unike. Ajo është një  nga qendrat ekonomike, tregtare, turistike dhe kulturore kryesore të botës, dhe ndikimet e saj në arsim, argëtim, media, modë, shkencë, art kontribuojnë në statusin e saj si një nga qytetet më të mëdhenj globalë të botës. Në të vërtetë, ajo është një qendër e madhe ekonomike dhe një qendër financiare gjithnjë në rritje Barcelona është një qendër transporti, me një nga portet kryesore të Europës, një aeroport ndërkombëtar,

Stamboll,Turqi-Stambolli është qyteti i vetëm në botë, i cili gjendet në dy kontinente, Evropë dhe Azi, dhe më të cilin krenohen edhe Perëndimi edhe Lindja, për historinë mijëravjeçare, kulturën, artin dhe bukurinë e tij.I njohur ndërkombëtarisht si Istanbul, është një prej qyteteve më të bukura të kontinentit evropian. Është qyteti dhe porti më i madh i Turqisë! Qendra kryesore kulturore, ekonomike dhe industriale në vend. Me popullsi prej rreth 14,6 milionë banorë, është një nga qytetet më të populluara në botë.

Vende të tjera në top listë ishin Hoi An, Vietnam, Kamboxhia, Marakesh, Marok etj.

Klan News