Ndërkohë që e përditshmja britanike “The Top Tens” ka publikuar një sondazh në lidhje me qytetet më të rrezikshme të Evropës, Tirana është votuar në vendin  e 4-t. Ndërkohë që në vend të parë renditet Moska e pasuar nga Glasgow dhe Sarajeva.

Ndërkohë që gjendet dhe një përshkrim i rëndësishëm për vendin në të cilin qytetet janë renditur, nën kryeqytetin tonë thuhet:

E gjithë bota ka dëgjuar për mafian shqiptare, për trafikun e drogës, trafikimin e njerëzve, vrasjet, përdhunimet, etj.

Ata kontrollojnë mbi 40% të trafikut të drogës në botë. Janë të rrënjosur thellë në Ballkan që nga shekulli i 15-të.

Në raportet e FBI-së thuhet se mafia shqiptare është 1 nga 3 organizatat mafioze më të mëdha në botë ndërsa në raportet e Interpolit thuhet se mafia shqiptare është organizata e dytë më e madhe mafioze në botë.

Kjo është renditja e saktë e qyteteve më të rrezikshme të Evropës:

1.Moskë (Rusi)

2.Glaskow (Mbretëri e Bashkuar)

3.Sarajevë (Bosnje-Hercegovinë)

4.Tiranë (Shqipëri)

5.Napoli (Itali)

6.Beograd (Serbi)

7.Nottingham (Mbretëri e Bashkuar)

8.Malmo (Suedi)

9.Sofie (Bullgari)

10.Limerick (Irlandë)/tvklan.al