Në emisionin “Stop” në T Klan ka mbërritur një denoncim për mungesën e një mjeku okulist prej më shumë se 6 muajsh në poliklinikën e specialiteteve në qytetin e Kavajës.

Të gjithë qytetarët e Kavajës, që kanë probleme me sytë, drejtohen në Durrës ose në Tiranë për të bërë vizitën ose për të marrë dokumentacionin që duhet.

Gazetarja: Sa mund të jetë numri i qytetarëve, që kërkojnë një vizitë okulistike?

Recepsioni: Po tani ka plot.

Gazetarja: Sa është minimalja, që ju..?

Recepsioni: Po ja, për patentat çdo ditë.

Gazetarja: Rasti konkret është për patentë, që ju po i jepni vulën, që të shkojë në Durrës?

Recepsioni: Po!

Recepsioni: Durrës janë për patentat, ato që janë për Kemp kanë shkuar në Tiranë.

Gazetarja: Ndërkohë që deri dje dilnin këtu?

Recepsioni: Po ishte mjeku këtu, ka dalë në pension dhe…

Gazetarja: I sati është ky qytetar, që vjen sot?

Recepsioni: Do jetë i 5-ti, 6-ti…

Gazetarja: 5-ti,i 6-ti, ora 12.

“Stop” komunikoi me zëvendësdrejtorin e Spitalit Rajonal Kavajë, që tha, se është shpallur vendi vakant, por nuk ka okulistë në qytet.  Madje me humor, ai i kërkon gazetares së “Stop” të bëhet okuliste dhe të punojë në këtë qytet.

N/drejtori: Njeh njeri, njeh okuliste, që të na ndihmojë një çikë? Është vendi vakant, ka 6 muaj, qysh se doli Ladi në pension. Bjere!

Gazetarja: Unë ta sjell?

N/drejtori: Kushdo, që e njeh! Është vendi vakant, është vend i lirë!

Gazetarja: Ne kemi një Ministri Shëndetësie, kemi një sistem të mirëfilltë, ne po përballojmë situatën e Covid.

N/drejtori: E di si bëhet okulisti? Është vendi vakant. Nuk ka okulist Shqipëria.

Gazetarja: Në momentin, që do i afroheni pensionit, a nuk duhet të marrë masa spitali?

N/drejtori: Pse s’u bëre okuliste ti?

Gazetarja: Unë e kam zgjedh profesionin tim, o zotëri!

N/drejtori: Atëherë gjeje te vetja jote, ti thua të bëheshin të tjerët, të bëheshe ti e para!

N/drejtori: Atëherë unë kam qenë drejtor dhe që në 2013 i çova shkresën Ministrisë, po nuk ka okulistë. S’ka!

Gazetarja: 120 mijë banorë duhet të shkojnë në Durrës!

N/drejtori: S’ka okulistë. Durrësi është 15 minuta larg, ça ka?

Gazetarja: Nga Ministria ju kanë thënë, që nuk ka okulistë?

N/drejtori: Ore e kanë shpallur vend vakant, nuk vijnë mjekë, s’ka. I ka marrë Gjermania, është problem gjithandej kjo punë!

N/drejtori: Na e sill, na gjej një!

Gazetarja: U vendos, do filloj shkollën unë dhe do jem e radhës, për të ardhur si okuliste në Spitalin e Kavajës.

N/drejtori: E të lumtë! Këtë pra na thuaj!

Gazetarja: Jeni të kënaqur?

N/drejtori: Super fare, gocë më të mirë nuk e gjen!

Por çfarë ndodh në Spitalin e Durrësit dhe a përballohet situata atje?

Gazetarja: Po si ju ka marrë përsipër Durrësi?

Punonjësja: Në Durrës me një marrëveshje verbale e ndihmojnë njëri tjetrin!

Sekretarja: Drejtoresha nuk vjen sot, sepse është sëmurë. Nëse do, më lë një numër telefoni për një ditë tjetër, diçka tjetër./tvklan.al