19 vjet pas luftës civile një mur mban të ndara pjesën katolike dhe protestante në Belfast. Mosbesimi reciprok është i madh. Shumë irlandezo-veriorë druajnë se Brexit mund ta rrisë rrezikun e rindezjes së konfliktit.

Robert rikthehet në qelinë sot muze të burgut, ku ai vuajtuar 16 dënimin. Ai ka qene anëtar i IRA-s, që ka vendosur bomba, ka hedhur dyqane në erë, për t’iu imponuar Britanise së Madhe. Ai ka qenë një ushtar i ushtrisë çlirimatre irlandeze, IRA, por të tjerët e quajnë atë një terorrist. Robert McClenaghan: “Britanikët asokohe kontrollonin shtepitë tona, vrisnin të afërmit e mi. E ç’mund të bësh në rrethana të tilla të fshehësh kokën në rërë? Apo vepron si e gjithë gjenerata jote, e pra ti ngrihesh dhe kundërgodet.

Pak hapa më tutje nëj tjetër rast, Noel. Janë botë që i ndajnë ata të dy – Noel ka qenë një vrasës. 20 vjet ka qenë ai në burg. Edhe ai thotë, se ka qenë ushtar, për kurorën mbretërore e që Irlanda e Veriut të mbetet britanike. Noel Large, ish-terrorist i UVF: “Unë kam vrarë një nacionalist katolik. E ky ishte një mesazh i qartë ndaj bashkesisë së tyre. Nëse mbështesin luftën e IRA-s kjo ka çmimin e vet.”

Belfasti në dukje është një qytet mëse normal. Por ç’mund të jetë normale në një qytet, ku janë shkaktuar të tilla plagë, që dhembin edhe sot nën lëkurë. Edhe 20 vjet pas marrëveshjes së paqes. Një mur gjigant e ndan këtë qytet, ndan pjesët që në fakt mund të zhvilloheshin së bashku.

Shtrëngim duarsh mes ish-luftëtarëve armiq, por ende jo pajtim

Muri është një atraksion turistik, sot Roberti, që dikur ka vendosur bomba, preferon t’i sjellë këtu turistët. Teksa vjen tek ky mur Roberti ka një pështjellim të rrallë ndjenjash që e luhasin atë mes admirimit të luftës së armatosur dhe keqardhjes për viktimat. Ai e ndjen se në këtë rajon ka disa, që nuk e duan paqen. Kur Brexit të rikthejë kufijtë, atëherë mund të shpërthejë sërish, druan ai: “Mjafton vetëm një, që të marrë bombën në dorë. Më shumë se kaq nuk duhet për të rrezikuar procesin e paqes.” E siç pohon ai ende njerëzit kanë armë dhe lëndë shpërthyese.

Edhe Noel, vëren, se “nëse i pyet njerëzit a e duan paqen, ata të thonë po. Nëse i pyet për pajtimin kjo është një histori krejt tjetër – po t’i bësh ata bashkë ka trazira. Do të duhen breza derisa të arrihet tek një zhvillim i përbashkët.

E pra duket se fare lehtë mund të çoroditet ekuilibri i brishtë në Irlandën e Veriut. Që në Londër tani për krijimin e qeverisë involvohet një parti nga pala e luajalisteve, kjo e indinjon nacionalistin irlandez Robert. Mjaft e rrezikshme, thotë ai: “Qeveria britanike është duke e rrezikuar procesin e paqes. Për arsye ekstremisht egoiste. Vetëm për të qendruar në pushtet. Kjo është indinjuese dhe prçmuese.”

Robert dhe Noel, dy ish-të dënuar dhe kundërshtarë të fortë të njeri-tjetrit sot janë shoqërues turistësh. Secili prej tyre u shpjegon turistëve historinë e vet. Noel gjithashtu rrefën, se lufta e tij ka qenë e drejtë, por sot ai është penduar që ka vrarë për këtë arsye. Ata shkëmbejnë turistët në pikën e kontrollit Check Point Charlie dhe këtu shtrëngojnë edhe duart mes tyre, shtrëngim duarsh mes ish-luftëtarëve armiq, ky ende nuk është pajtim, por në këtë provincë britanike trazirash ky është megjithatë një hap i konsiderueshëm përpara./DW