Qyteti i parë Bitcoin do të ndërtohet në bazën e një vullkani - Tv Klan

Qyteti i parë Bitcoin do të ndërtohet në bazën e një vullkani


Qyteti i parë Bitcoin do të ndërtohet në bazën e një vullkani

10:07 22/11/2021

El Salvadori po planifikon të ndërtojë një qytet Bitcoin në bazën e një vullkani dhe kriptomonedha do të përdoret për të financuar projektin, ka deklaruar Presidenti vendas.

Qyteti do të ketë trajtë rrumbullake për të përfaqësuar atë të monedhës. Gjithashtu do të përdoret energjia gjeotermale e vullkanit Conchagua për t’i dhënë jetë qarkullimit të Bitcoin ose “minierave” të tij. Kjo e fundit funksionon nga përdorimi i kompjuterëve të sofistikuar që zgjidhin probleme të ndërlikuara matematikore. Është e kushtueshme, e vështirë dhe shpenzon shumë energji.

El Salvadori është shteti i parë në botë që ka konfirmuar Bitcoin si monedhë të ligjshme.Kjo lëvizje ngjalli protesta të forta në vend nga frika se kjo do t’i sillte vendit të varfër latin paqëndrueshmëri dhe inflacion./tvklan.al








Të ngjashme