Vaksinimi 100% i fruth-rubeolës arriti të përfundojë në Përmet brenda datës 15 nëntor. Mbi 6800 fëmijë të regjistruar kanë bërë injeksionin në të gjitha qendrat e hapura për vaksinim pavarësisht se në ndonjë fshat kur mungonte personeli, puna u organizua nga ana e shërbimit parësor me punonjës të kualifikuar.

Qendrat shëndetësore të fshatrave përreth bënë sensibilizimin e popullatës të cilët nuk nguruan të rendnin në këto qendra që në ditët e para./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti