Niveli i deteve po rritet me shpejtësi

Niveli i Detit Mesdhe mund të ngrihet 20 centimetra deri në vitin 2050, ndërsa mesatarisht deri në 57 centimetra në vitin 2100. Këto janë parashikimet dhe ndër skenarët më kritikë, të përllogaritur duke u bazuar në të dhënat dhe ecurinë e deritanishme të ndryshimeve në planet.

Studiuesit janë bazuar në kalkulimet e kryera nga 9 stacione detare që masin nivelin e detit që prej vitit 1888. Gjithashtu janë përdorur edhe statistikat e grupit ndërqeveritar të Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimatike, përfshirë këtu uljen e nivelit të tokës për shkaqe natyrale apo si pasojë e aktivitetit të njeriut.

Nga të dhënat e marra me GPS, aty ku niveli i tokës është ulur, vërehet edhe rritja më e madhe e nivelit të detit. Një rast tipik është ai i lagunës së Venecias, ku ulja e theksuar e tokës influencon shumë më tepër ngritjen e nivelit të detit, duke rrezikuar me ritme të shpejta ekzistencën e qytetit unik. 

Klan Plus