Turistët e huaj në Albufeira së shpejti do të duhet të vishen dhe të mos dalin më me rroba plazhi kur ecin nëpër qytetin e njohur portugez.

Autoritetet në këtë destinacion kanë rishikuar kodin e sjelljes, duke i ndaluar në mënyrë kategorike turistët të ecin me rroba banje në zonat publike.

Sipas planeve të reja, kushdo që vesh bikini ose shkon pa këmishë larg plazhit, mund të gjobitet deri në 1,500 Euro.

Në këtë qytet është e zakonshme të gjesh turistë që lëvizin me rroba banje, gjë që ka qenë një problem për imazhin familjar të qytetit.

Vendimi i autoriteteve portugeze vjen pas një incidenti vitin e kaluar kur tetë turistë britanikë  u fotografuan duke kërcyer totalisht të zhveshur gjatë ditës në një lokal duke ngjallur një debat të madh në vend.

Albufeira i bashkohet një liste relativisht të gjatë të qyteteve evropiane me rregulla të ngjashme, duke përfshirë Barcelonën, Dubrovnikun dhe Nisën.

Klan News