Përfshin 500 ha në Kankun të Meksikës

Pas projektit të “pyllit vertikal” ngritur nëpër ndërtesat e larta në Milano, modeli i të cilit ndiqet edhe në Tiranë, arkitekti i famshëm italian Stefano Boeri tërheq vëmendjen e mediave për një tjetër sfidë urbanistike.

Smart City Forest Kankun është projekti i një zone të banuar që do të ngrihet pranë qytetit bregdetar të skajit më perëndimor meksikan. Smart City Forest, që shihni në këtë video të animuar, është një qytet ku njerëzit dhe ndërtesat bashkëveprojnë me pyllin.

Qyteti do të shtrihet në një hapësirë prej mbi 500 hektarësh, ku do të mbillen të paktën 7.5 milionë bimë e pemë të ndryshme që do të përthithin 116 mijë ton dioksid karboni.

Parashikohet të jetë qyteti më ekologjik në botë, me automjete elektrike dhe me energji që gjenerohet nga panelet diellore. Do të jetë në gjendje të strehojë 130 mijë banorë.

Megjithatë, ky nuk është projekti i parë. Studio Boeri ka projektuar më herët edhe një tjetër qytet pyll, që do të lindë në Liuzhou të Kinës në vitin 2020.

Tv Klan