Qyteti bregdetar i Durrësit në një kohë që duhet të jetë në pritje të turistëve, është ende në pritje të rindërtimit të ndërtesave të shembura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Pamja në shumë lagje të këtij qyteti të ofrohet e njejtë si 6 muaj më parë.

Madje dhe ankthi i qytetarëve është shtuar për shkak se gjatë kësaj jave ka pasur disa lëkundje sizmike të cilat i kanë frikësuar shumë.

Disa pallate janë dënuar të shemben. Deri tani Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar shembjen e 100 objekteve. Por ka shumë qytetarë që edhe pse jemi në mesin e muajit Qershor, ende nuk e dinë fatin e banesave të tyre, nëse do riparohen apo do të shemben. Sipas tyre, nuk ka asnjë afat zyrat se kur mund të nisi puna për ndërtimin e pallateve të tyre.

Ndërkohë që ka shumë banorë të tjerë që kanë paqartësi me aktet e kontrollit. Sikurse janë banorët e këtij pallti në lagjen 18, pasi në vlerësimin e parë pallati u ka dalë dalë DS4, ndërsa në një vlerësim tjetër DS3.

Dëmtimet më të mëdha në këtë objekt i cili është ndërtuar para viteve `90 me forca vullnetare, është në katet e para. Por normalisht sipas banorëve kjo prek sigurinë e  gjithë pallatit.

Një pjesë e banorëve në katet më sipër i kanë rregulluar vetë muret e dëmtuara, po i bëjnë apel shtetit që të shikojë me përparësi qëndrueshmërinë e objektit pasi kanë frikë se një goditje tjetër mund të jetë fatale për ta dhe familjet e tyre.

Klan Plus