Qyteti që të paguan qiranë

Qyteti që të paguan qiranë

09:18 18/02/2020

Qyteti italian Teora kërkon të joshë banorët, duke u paguar qiranë e tyre. Shumë komunitete të ndryshme italiane janë duke u përpjekur që të ringjallin popullsinë e tyre duke u shitur shtëpitë e pabanuara.

Këtë qasje e gjejmë në një qytet si Teora, një destinacion i vendosur në rajonin jugor të Campania, që shpreson të joshë banorët e mundshëm duke ofruar pagesa për qiratë e tyre nëse lëvizin brenda Italisë. Kurse marrëveshja e shtëpive prej 1 euro ka qenë një sukses i madh në të gjithë Italinë, që nga qytete si Siçilia në jug e deri tek Alpet veriore, të cilat tërheqin banorë të rinj të fokusuar tek investime të ndryshme.

Kryetari i bashkisë së Teora-s shprehet se do të paguajnë të ardhurve një shumë prej 150 euro në muaj për koston e marrjes me qira të një shtëpie boshe gjatë dy viteve, ose t’u ofrojë atyre 5.000 euro për të blerë një vetë. Blerësit e këtyre banesave duhet të marrin qëndrimin në Teora për të paktën 3 vjet, dhe ata duhet të kenë të paktën një fëmijë kur nisin aplikimin.

“Unë nuk besoj në shitjen e shtëpive boshe për 1 euro, që nuk stimulon njerëzit të qëndrojnë në qytet”, thotë Stefano Farina, kryetari i bashkisë së Teorës.

“Ata vijnë vetëm disa muaj në vit si pushues. Kjo nuk është zgjidhja. Por marrja e vendbanimit dhe regjistrimi i fëmijëve në shkollën lokale, kjo merr frymë një jetë të re”, theksoi kryebashkiaku.

Sipas Farinas, popullsia e qytetit u ul në mënyrë dramatike pas një tërmeti në vitin 1980. Dy foshnje lindin çdo vit përkundrejt 20 pleqve që vdesin, ku numri arrin në 1.500 banorë. Pas tërmetit të tmerrshëm, shumë të rinj ikën.

“Unë dua ta përmbys këtë prirje negative. Fëmijët janë e ardhmja jonë, familjet e reja do të jenë ndërtesa e bashkësisë sonë në zvogëlim, kështu që ne i inkurajojmë ata që kanë më shumë fëmijë të aplikojnë.”

Shtëpitë në dispozicion janë të gjitha në gjendje të mirë, pasi ato u rindërtuan nga e para pas tërmetit, disa madje vijnë me mobilje. Qyteti po ofron gjithashtu të heqë dorë nga tarifat e vaktit të shkollës dhe taksat lokale për shërbimet lokale.

Deri më tani dy familje italiane janë vendosur dhe një nga Brazili me rrënjë italiane.

Klan Plus




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi