Qyteti Studenti, opinione – (20 Tetor 1999)



Qyteti Studenti, opinione – (20 Tetor 1999)

10:08 20/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Është përjetuar në mënyrë të ndryshme vizita e sotme e Kryeministrin Majko në Qytetin Studenti. Përfaqesues të Unionit Studentor të cilët pas grvës së urisë kishin arritur një marrëveshje me kërkesa të përcaktuara me qeverinë Majko, nuk janë ftuar sot në takimet e Kryeministrit.  

Unioni Studentor:- “Po nëse do të vazhdohet me një ritëm më të përshpejtuar dhe do ketë një partneritet midis përfaqësive studentore dhe organeve që kanë  ndërvartësi me studentët them që do ndryshojë diçka më mirë”.

Gazetari:- Çfarë nuk është realizuar nga ato kërkesa që bëtë ju pas grevës së urisë?.

Unioni Studentor:- “Në Qytetin Studenti ishte problemi që u dha dhe nga vendimi i kryesisë ishte problemi i ujit që nuk është realizuar. Është dhe problemi i 21 që nuk është realizuar ata kanë paguar 100 mijë lekë gjë që është në kundërshtim me ligjin. Është problemi i Kamzës i pazgjidhur. Edhe dhe problemi i qendrave të tjera studentore. Është dhe ky problemi shqetësues i kioskave, i prishjes së tyre dhe raporti që do kenë tashmë me studentet. Edhe kushtet e mensave që nuk janë përmiresuar akoma në ate nivel që të kënaqin kërkesat e studenteve. Ne e kemi pritur të vijë Kryeministrin dhe presim prapë të vijë, por gjerat do t’i bëjmë më zyrtare”.

Gazetari:- Erdhi sot.

Unioni Studentor:- “Erdhi për tjetër kënd jo për ne”.

Për gjendjen nëpër godina studentët dhe puntorët e këtij qyteti kanë opinione të ndryshme.

Puntore e Qytetit Studenti:- “Unë jam nga Mirdita. Për Kryetarin e Këshillit të Ministrave jam shumë simpatizante. Ai ka punuar jashtëzakonisht mirë për Shqipërinë. Unë si punetore e Qytetit Studenti, të them të drejten rroga është një fije e vogel. Megjithatë me keto kushte ne s’kemi ç’të bëjmë por rroga është një fije e vogël”.  

Banorët e shtëpive të ngritura në ambjentet e Qytetit Studenti kanë dashur të qajnë hallin e mosprishjes së shtëpive të tyre me deputetin e kësaj zone Spartak Poçi./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame





Të ngjashme