Qytetit Studenti i janë rikthyer banorët e tij. Sot pas rreth dy javësh pushim nga festat e fundvitit, studentët janë rikthyer duke mbipopulluar dhomat e ftohta të godinave. Me çanta ndër duar ata janë gati për të rivazhduar jetën e tyre studentore duke lënë pas atmosferën e festave.

Nesër në auditoret e fakulteteve do të rinisë mësimi dhe vetëm pas një muaji, do të rinisin provimet e sezonit. Për studentët viti që kaloi ishte i mbushur me trazira dhe me një serë pakënaqësish rreth kushteve dhe gjendjes së konvikteve.

Kjo sitatuatë solli dhe një grevë urie nga ana e studentëve, shenjat e të cilës shiheshin dhe sot pas rikthimit të tyre. Megjithatë viti që sapo filloi, sipas premtimeve të qeveritarëve tanë, do të përmirësoje më shumë kushtet e jetës së studentëve./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj