Këngëtari i hitit “I believe i can fly“ mund të kryejë vetëvrasje

Këngëtari amerikan R Kelly po kryen dënimin me 30 vjet burg  me akuzën se ishte në krye të një skeme abuzimi seksual me fëmijët dhe gratë. Por qëndrimi në institucionet e vuajtjes së dënimit po rezulton mjaft i vështirë për të.

Policët po e mbajnë nën vëzhgim pasi vlerësojnë se artisti mund të tentojë të kryejë vetëvrasje.

Rrethanat e tij aktuale të jetës po i shkaktojnë shqetësime emocionale. Ai është tashmë një i dënuar dhe do të kalojë tre dekadat e ardhshme në burg. Në të ardhmen e afërt, ai do të përballet me një tjetër gjyq në Çikago për akuzat për pornografi të fëmijëve”, tha ndihmësprokurorja amerikane Melanie Speight në një deklaratë të siguruar nga “Page Six”.

55-vjeçari nuk u befasua kur iu njoftua dënimi me burg, por edhe gjoba që iu kërkua të paguante. R Kelly  i njohur për këngët hit si “I believe i can fly  dhe “Ignition” u zbulua se kishte përdorur famën e tij për të joshur gratë dhe fëmijët duke abuzuar seksualisht me to gjatë dy dekadave.

Për 6 javë gjykatësit dëgjuan se si ai trafikonte gra midis shteteve të ndryshme të SHBA-së, i ndihmuar nga menaxherët, rojet e sigurisë dhe anëtarët e tjerë të rrethit të tij të ngushtë.

Klan News