Piloti i “Mercedez” u ofendua në rrjetet sociale pasi fitoi në mënyrë të diskutueshme në Britani

Skuderia e Mercedezit i ka kërkuar rrjetit social Facebook që të veprojë ndaj abuzuesve racistë pas rastit të fundit, ku piloti Lewis Hamilton u ofendua sepse fitoi në mënyrë të diskutueshme Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe.

Të shumtë ishin njerëzit që i postuan atij ikona majmuni dhe e quajtën gorillë në Instagram, pasi ai ishte protagonist në xhiron e parë të garës të së dielës në “Formula 1”, ku pas një kontakti me rivalin e tij të “Red Bull”-it, Max Verstappen, e nxori atë jashtë piste.

“Mercedez” i kërkoi policisë që të hetojë ofendimet e rënda në adresë të pilotit të saj, e po ashtu këtë gjë duhet që të bëjnë edhe kompanitë që zotërojnë platformat sociale, të cilat duhet të mbyllin llogaritë e abuzuesve.

Hamilton është një nga pilotët më të suksesshëm në “Formula 1”, ku deri më tani ka fituar 7 herë titullin e kampionit të botës.

Në një deklaratë të përbashkët, “Mercedez”, Formula 1” dhe Federata Ndërkombëtare e Automobilave dënuan abuzmin dhe u bënë kërkesë gjigandëve të mediave sociale që të shtojnë masat për filtrimin e komenteve fyese, të bllokojnë ofenduesit dhe të bashkëpunojnë me policinë për identifikimin e tyre.

Klan News