Racizëm në Champions League, skuadra turke lë lojën



Racizëm në Champions League, skuadra turke lë lojën

09:41 09/12/2020

Një rast i paprecedentë ndodhi gjatë ndeshjes PSG-Istanbul Basaksehir të vlefshme për Champions League. Turqit lanë fushën e lojës pasi sipas tyre një zyrtar i ndeshjes përdori një term racist ndaj stafit.

Basaksehir pretendon se zyrtari i katërt i ndeshjes Sebastian Coltescu përdori gjuhë raciste ndaj ndihmës trajnerit Pierre Webo.

Ish-kapiteni i Kamerunit, Webo, mori një karton të kuq gjatë një ndërrimi. Të parët që dolën nga fusha ishin lojtarët e skuadrës turke, ndërsa u ndoqën nga pas edhe nga lojtarët e PSG-së.

Ndeshja pritet të ripërsëritet ditën e sotme nga minuta e 14, kur edhe u ndërpre. Për ndeshjen e sotme janë vendosur arbitra të rinj.

“Thuaji jo racizmit. Webo jemi me ty”, ishte reagimi i yllit francez Kylian Mbappe.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, nga ana tjetër tha  se beson që Uefa do të marrë masat e nevojshme. /tvklan.al







Të ngjashme