Zelanda e Re refuzoi që të futej në fushë në pjesën e dytë të sfidës miqësores kundër Katarit në Austri për shkak të një incidienti racor. Lojtarët neozelandezë reaguan pas akuzave për abuzim racor ndaj mbrojtësit Michael Boxall, i cili ka origjinë samoane.
Incidenti ndodhi pak para përfundimit të pjesës së parë, duke shkaktuar një përleshje pasi lojtarët e zemëruar të Zelandës së Re rrethuan një nga lojtarët e Katarit para një gjuajtjeje të lirë.
Federata Neozelandeze e futbollit informoi se futbollisti “Michael Boxall mori ofendime raciste nga një futbollsit i Katarit”. Nisur nga fakti se asnjë veprim zyrtar nuk u ndërmor, skuadra vendosi që të mos zbriste në fushë në pjesën e dytë.
Federata e Futbollit e Katarit nuk dha informacione në lidhje me incidentin. Shefi ekzekutiv i Federatës Neozelandeze Endrju Pregnill reagoi pas incidentit.
“Ky është një pozicion lidershipi që lojtarët tanë kanë bërë. Është një deklaratë mjaft domethënëse, që ka për të pasur jehonë anembanë botës sa i përket futbollit global dhe jam krenar për ta.”
Ai shtoi se institucioni që drejton do t’i drejtohet FIFA-s në lidhje me incidentin.
Klan News