Këtë fundjavë, mijëra njerëz janë rreshtuar duke pritur radhën për të marrë ushqime falas, në shpërndarjen e ushqimeve nga Banka Ushqimore në Texas.

Organizatorët e shpërndarjes thanë se pandemia Covid-19, ka rritur nevojën për ushqime në qytet, duke krijuar radhë që nuk janë parë ndonjëherë.

North Texas Food Bank ka shpërndarë më shumë se 600,000 paund ushqim për rreth 25,000 njerëz vetëm të shtunën,” është shprehur për CNN, zëdhënësja e Bankës Ushqimore, Anna Kurian.

Kurian po ashtu tha se “40% e njerëzve që janë në radhë për ushqime po vijnë këtu për herë të parë”.

Ndërsa, Presidentja e Bankës Ushqimore, Trisha Cunningham ka thënë se ajo është krenare për ekipin e saj dhe komunitetin, “për ndihmën, shpresat dhe kujdesin e dhënë për njerëzit gjatë këtyre kohërave të jashtëzakonshme”.

Fotot tregojnë mijëra makina të rreshtuara në pritje të ushqimeve, ndërsa Texas është bërë shteti i parë amerikan me më shumë se 1 milion raste të infektuara nga Covid-19./tvklan.al