Ministria e Jashtme ndërhyn në Greqi për normalizimin e situatës

Edhe këtë verë pamjet e radhëve të gjata të makinave që presin të kalojnë pikën kufitare të Kakavijës nuk munguan. Mëngjesin e kësaj të shtune vargu i makinave i kaloi 4 kilometrat.

Karvanin e krijoi punimi vetëm me dy sportele nga ana e palës greke, kur dihet që muajit e verës kanë një fluks të shtuar si në hyrje ashtu dhe në daljen e pikave kufitare me shtetin grek. Ndërkohë që pala shqiptare ka punuar me katër sportele në të dy kahet e lëvizjes

Por ndërhyrja e Ministrisë së Punëve të jashtme përmes ambasadës në Athinë ka bërë që pala greke të autorizojë një procedure teknike të përshpejtuar si dhe të shtonte sportelet. Pas kësaj situata është normalizuar.

Ndërkohë në pikat e tjera kufitare nuk janë raportuar problematika dhe lëvizja pavarësisht fluksit ka qenë normale.

Po e njëjta situate pa problematika ka qenë dhe në dy pikat kufitare  të Durrësit dhe Vlorës ku kanë hyrë vetëm ditën e djeshme respektivisht 6800 dhe 2000 qytetarë, të ardhur me tragete nga Italia.

Tv Klan