Kthimi i emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe banojnë në Greqi po shoqërohet me radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë.

Prej drekës së të martës ka fluks mjetesh në tokën shqiptare. Aktualisht policia kufitare shqiptare po punon me 5 sportele në dalje, ndërsa pala greke me 2 sportele në hyrje.

Sipas policisë kufitare deri tani nuk ka probleme me sistemin. Ky fluks pritet të rritet ditët në vazhdim pasi emigrantët kthehen në vendet e tyre të punës.

Tv Klan