Radhë në pikën kufitare të Morinës



Radhë në pikën kufitare të Morinës

14:24 10/04/2021

Mijëra qytetarë kosovarë zgjedhin të kalojnë fundjavën në vendin tonë

Përmirësimi i kushteve të motit ka rikthyer fluksin në pikën kufitare të Morinës. Kjo ishte pamja paraditen e së shtunës në kufi ku qytetarët prisnin për të kaluar në territorin shqiptar.

Ndonëse autoritetet doganore punuan me procedurë të shpejtë, radhët ishin të pashmangshme.

Sipas të dhënave nga policia kufitare deri në mesidtë kaluan mbi 6 mijë qytetarë të Kosovës ndërsa në tre ditët e fundit mbi 13 mijë persona.

Ndonëse autoritetet kosovare kanë shtrënguar masat anti Covid, në kufi nuk kërkohet analiza e tamponit negativ për të hyrë në Shiqpëri apo Kosovë. Masat e reja përfshijnë edhe mbylljen e lokaleve dhe qendrave tregatare si dhe orë policore duke nisur nga ora 22:00 deri në 5 më mëngjesit.

Klan News







Të ngjashme