Rritja e numrit të të infektuarve me virusin korona sërish ka shkaktuar rradhë para laboratorive private për analiza të gjakut. Disa nga njerëzit janë udhëzuar nga mjekët, por shumica prej tyre analizat i bëjnë me vetëiniciativë, në përpjekje që në kohë të reagojnë në qoftë se vërejnë ndryshime.

Qindra persona në Shkup brenda një dite hynë në laboratoritë private, për analizë të gjakut. Në njërën anë ata që dyshojnë për virusin korona, në anën tjetër të gjithë të tjerët, të rritur dhe fëmijë. Mëngjesin e sotëm rradhët para një laboratorie ishin më të gjata se vetë salla e pritjes, kështu që dhjetëra persona për orë të tëra kanë qëndruar jashtë. Disa me udhëzim nga mjeku, me kompnesim nga Fondi i Shëndetësisë, por shumica paguajnë privatisht për shërbimin, mesatarisht nga 20 euro. Për çmimet në mënyrë të ndërsjellë informohen edhe përmes rrjeteve sociale.

“-A e di dikush ku është çmimi më i ulët për analizë të D-dimerave në gjak, privat?

-Diku kërkojnë 2000, diku 1500 denarë.”

-Bashkëshorti im sot ka paguar 900 denarë.

-Tani duhet t’i hapim sytë, ky mutacion është për 70% më ngjitës.”

Në qoftë se sipas shifrave të djeshme nga Instituti i Shëndetit Publik, në laboratorinë që e vizituam sot janë kryer rreth 300 teste për Covid-19, analiza të tjera, në mesin e të cilave edhe kontrolle post-Covid, ka po aq, thonë të punësuarit.

“Kemi shumë pacientë, 600, 700, 800 në ditë. Sot, para fundjavës sigurisht edhe shumë.”

Nga fillimi i pandemisë deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë kryer më shumë se 512 mijë teste për Covid-19 dhe me siguri numër i ngjajshëm i analizave të gjakut. Paraqitja e mutacionit britanik dhe shkalla e infeksionit që i njëjti e dikton pritet ta rrisë presionin në laboratori.

Klan Macedonia