Drejtuesit e mjeteve kundër vendimit të qeverisë Kurti për të ndaluar hyrjen e mallrave serbe

Radhë të gjata kamionësh në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo ishte situata mëngjesin e kësaj të enjteje në pikën kufitare të Merdarës.

Kjo gjendje është krijuar pas vendimit të qeverisë Kurti për të ndaluar hyrjen e mallrave serbe. Drejtuesit e mjeteve janë duke pritur ndërsa shprehen të shqetësuar për këtë situatë. Në këtë pikë kufitare, është i vogël edhe numri i automjeteve që hyjnë nga territori serb.

Qeveria Kurti vendosi të ndalojë hyrjen e mallrave serbe pas rrëmbimit të 3 pjesëtarëve të policisë së Kosovës. Ky zhvillim tensionoi edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve në një kohë kur situata në veri të Kosovës mbetet e brishtë.

Kjo është hera e dytë që Kosova ndalon hyrjen e produkteve me origjinë nga Serbia. Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj vendosi masën e reciprocitetit, që zgjati vetëm për disa muaj.

Klan News