muriqan

Sezoni turistik ka shkaktuar radhë të gjata të automjeteve që kërkonin të hynin në Shqipëri përmes doganës së Muriqanit në Shkodër. Edhe pse pala shqiptare punon me 4 sportele, fluksi i udhëtarëve me automjete ka krijuar radhë të gjata deri në disa kilometra.

Qytetarë nga Kosova, Mali i Zi, si dhe turistët e huaj të cilët kanë zgjedhur të kalojnë përmes Muriqanit për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar, kanë sjellë edhe trafik të rënduar në Shkodër.

Tv Klan