Radhë të gjata në Tabanoc





Radhë të gjata në Tabanoc

22:31 30/07/2022

Serbia nuk lehtëson kalimin kufitar drejt Maqedonisë së Veriut

Nga fillimi i muajit Korrik ka qenë parashikuar që kontrollet e udhëtarëve dhe makinave të bëheshin vetëm në njërën pikë kufitare domethënë, ata që hyjnë nga Serbia në Maqedoninë e Veriut të kontrollohen vetëm në pikën doganore të Maqedonisë së Veriut.

Duke marrë parasysh se sistemi i integruar i kalimit kufitar nuk është ende në funksion, pasagjerët i nënshtrohen kontrollit të pasaportave në pikat e kontrollit edhe të Serbisë, edhe të Maqedonisë së Veriut.

Hapja e sistemit “One Stop” apo “Një ndalesë” në Tabanoc ishte promovuar që në vitin 2019 nga ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç.

Qeveria maqedonase kishte ndarë 2.8 milionë Euro nga arka e shtetit për realizimin e këtij projekti, megjithatë, gjendja në terren duket ndryshe. Me nisjen e pushimeve verore intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur.

Aktualisht, në pikën kufitare Tabanoc funksionojnë pesë korsi për makina, dy për kamionë dhe një për autobusë ndaj pritjet për hyrje në vend janë rreth 40 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë pritja për dalje është rreth 15 deri në 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.

Klan News













Të ngjashme