Të moshuarit mbi 65 vjeç ankohen për organizimin e dobët

Herët në mëngjes, radhë të gjata janë krijuar para qendrës kryesore të vaksinimit në Prishtinë, me t’u publikuar lajmi se do të vaksinohen personat e moshuar mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike.

Ata janë ankuar për organizim të dobët siç thonë, ndërsa nuk hezitojnë fare të vaksinohen.

Vaksinimi ka rifilluar  për personat e moshuar pas një ndërprerje,  pasi gjatë ditës së mërkurë ka arritur edhe kontigjenti i dytë i vaksinave Astra Zeneca nga programi COVAX.

Janë 38 400 vaksina që kanë arritur në këtë kontigjent, ndërsa vaksinimi i kësaj kategorie sipas Ministrisë së Shëndetësisë do të vazhdoj edhe të premten në shtunën.

Deri tani nga programi COVAX në Kosovë kanë arritur gjithsej 62 mijë e 400 doza të vaksinës Astra Zeneca nga programi i COVAX si dhe 7600 doza të vaksinës Pfizer donacion nga Bashkimi Evropian.

Tv Klan