Zhbllokohet situata në Qafë Thanë megjithëse pala maqedonase vazhdon të punojë manualisht.  

Lëvizja e mjeteve drejt Maqedonisë së Veriut dhe anasjelltas po vijon normalisht. Ndërsa sistemi ende nuk funksionon në të gjitha pikat e kalimit kufitar të juglindjes më Maqedoninë e Veriut.

Prej orës 6:00 të mëngjesit dhjetëra mjete mbetën të bllokuara në doganën e Qafe Thanës.

E njëjta situatë u krijua edhe në piken kufitare të Tushemishtit dhe Gorricës ku edhe aty pala maqedonase po punon manualisht.

Klan News