Protesta_RadikaNje protestë masive kundër devijimit të Lumit Radikë u zhvillua në sheshin Skënderbeu në Çarshinë e vjetër në Shkup. Në tubimin e organizuar nga Shoqata joqeveritare e Oda dibrane, protestuan së bashku shqiptarët dhe maqedonasit, ndërsa u mbështet edhe nga organizatat joqeveritare dhe shoqatat ekologjike nga Pershkopia e Shqipëria. Anëtari i Kryesisë Oda dibrane, Bardhyl Marku deklaroi se protesta ishte planifikuar që më parë, por ishte anuluar për shkak të takimit ndërministror në Tiranë midis ministrave shqiptarë të Maqedonisë dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Edhe në Tiranë “Besëlidhja kundër devijimit të lumenjve” i kërkoi kryeministrit Rama të mbajë një qëndrim konkret për çështjen e lumenjve Radika dhe Vjosë. Gjatë një protese të zhvilluar para piramidës në ambientalisti Sazan Guri tha se qeveria nuk duhet të bëjë kompromise për çështje kaq të rëndësishme.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe ambientalistët premtuan se do të vazhdojnë aksionin e tyre kundër këtij projekti të qeverisë maqedonase.