Radikalizim të protestave duke bllokuar rrugë, porte, aeroporte, ky do të jetë reagimi i opozitës pas dënimit të deputetit Ervin Salianji nga gjykata e Apelit për kallëzim të rremë. I pranishëm në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokatike ishte dhe deputeti Ervin Salianji.

Virtualisht në selinë blu, kreu i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë tha se dënimi i Salianjit është një hakmarrje primitive e Edi Ramës.

Me këtë akt, Edi Rama shpalli luftë të hapur PD-së, shpalli luftë të hapur opozitarëve dhe mbarë qytetarëve. Asnjë njeri i ndershëm nuk mund ta konsiderojë ndryshe dënimin e deputetit Ervin Salianji veçse një ndëshkim, një hakmarrje primitive.

Sipas kryedemokratit, kryfjala e opozitës do të jetë rezistenca dhe protestat.

“Qendrimi ynë do jetë një opozitë me të madh e me të vogël, në proteste, në proteste, në protestë. Qendrimi ynë do jetë, përqafimi i modelit të rezistencës në rrugë, në shesh, të përballjes dhëmb për dhemb, si objektivi më madhor absolut.”

Protestat opozitare pritet të nisin brenda 10 ditëve të ardhshme.

Klan News