Radio Evropa e Lirë, media e financuar nga SHBA ka paditur administratën e Presidentit Donald Trump pas urdhrit ekzekutiv të tij që synonte shkurtime të mëdha në shtatë agjenci federale përfshirë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Media Globale, e cila financon disa transmetues.

Agjencia Amerikane për Media Globale ka ndërprerë fondet për Radion Evropa e Lirë, e cila transmeton në vendet e Evropës Lindore, duke përfshirë Rusinë dhe Ukrainën, si dhe për Radion Azia e Lirë, e cila transmeton në Kinë dhe Korenë e Veriut.

Në padi thuhet se ndalimi i fondeve që Kongresi ka përvetësuar për Radion Evropa e Lirë shkel ligjet federale dhe Kushtetutën e SHBA-së.

Në padi po ashtu bëhet me dije se rrjeti së shpejti do të duhet të pushojë stafin nëse nuk nuk financohet sërish.

Përveç Evropës së Lirë edhe media Zëri i Amerikës u prek nga ky vendim. Më shumë se 1,300 punonjës të Zërit të Amerikës u pushuan nga puna, një vendim që u kritikua nga mbrojtësit e lirisë së shtypit dhe të drejtave të njeriut.

Që nga marrja e detyrës në Janar, Trump ka urdhëruar uljen e kostove në agjenci të ndryshme federale dhe vendimin e fundit e ka arsyetuar me idenë e reduktimit të burokracive.

Klan News