Ish-lideri i serbëve të Bosnjës është dënuar për gjenocid

Radovan Karadzic, ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës i dënuar së fundi për gjenocid gjatë konfliktit në ish-Jugosllavi, do të kalojë vitet e mbetura të jetës në një burg të Britanisë.

Ministria e Jashtme tha se ai do të transferohet nga paraburgimi i OKB-së në Hollandë drejt Britanisë.

75-vjeçari Karadzic, u shpall fajtor dhe u dënua nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte dhe krime kundër njeriut. Dënimi i tij fillestar prej 40 vjet heqje lirie u rrit pas procesit të apelit.

Ai u dënua si përgjegjës për vrasjen e mbi 7,000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicagjatë vitit 1995, një prej masakrave më të mëdha të Europës pas Luftës së Dytë Botërore.Ministri i Jashtëm i Britanisë, Dominic Raab, vlerësoi se Radovan Karadzic është një prej të paktëve që është dënuar për gjenocid.

Ne duhet të krenohemi se do të ndihmojnë për të mbajtur në burg një person të dënuar për gjenocid. Britania ka mbështetur gjithmonë drejtësinë për të dënuar këto krime të urryera“, tha Raab.

Ministri Raab e përshkroi Srebrenicën si një prej çasteve më të errëta të historisë europiane pas Holokaustit”.

Edhe Kombet e Bashkuara konfirmuan transferimin e Karaxhixhit në Britani. Zyrtarët nuk dhanë ndonjë datë për transferimin, por shtuar se janë marrë të gjitha masat që transferimi të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Klan News