Numri 4 i botës ka një problem në këmbë që nuk e lejon të garojë. Jashtë turneut edhe Rederer

Rafael Nadal nuk do të sfidojë numrin 1 të botës në tenis Novak Xhokoviç në US Open, pasi u tërhoq nga turneu për shkak të një dëmtimi në këmbë.

Tenisti spanjoll informoi se nuk do të marrë pjesë në asnjë event sportiv këtë sezon, ndërkohë që shqetësimi në këmbë i ka hapur probleme që nga viti 2005.

Kampioni i 20 grand slam-eve, që e fitoi në vitin 2019 US Open për herë të katërt, ende nuk ka arritur që të rikuperohet plotësisht nga problemi fizik që pati në French Open, e që e detyroi që të mos ishte i pranishëm në turneun e Uimbëlldonit dhe në Tokio 2020.

Spanjolli 35-vjeçar që renditet i katërti në botë, tha se ky dëmtim e ka penguar që të bëjë përpara në karrierën sportive dhe tani është e nevojshme që të aplikojë një trajtim të ri mjekësor.

Edhe pesë herë fituesi i US Open nuk do të marrë pjesë në këtë turne. Numri 1 i botës Novak Xhokoviç është favoriti për ta fituar këtë turne që fillon në 30 gusht, ndërsa ka shansin që të shkojë në kuotën e 21 grand-slameve të fituara. Si serbi, ashtu edhe Nadal dhe Federer kanë nga 20 grand slame të fituara.

Klan News