Rajoni në Itali që ofron 25,000 Euro për t’u zhvendosur atje

Rajoni në Itali që ofron 25,000 Euro për t’u zhvendosur atje

12:46 12/09/2019

Një rajon në jug të Italisë po u ofron njerëzve 700 Euro në muaj për të qëndruar 3 vjet atje, në total 25,000 Euro, pasi po përpiqet të rrisë popullsinë, që është në rënie.

Më shumë se 9 mijë persona janë larguar nga Molise që nga viti 2014, duke e lënë popullsinë aktuale në 305 mijë banorë. Nga nëntë qytetet e këtij rajoni nuk është regjistruar asnjë lindje vitin e kaluar.

Kërkesat për banorët e rinj përfshijnë zhvendosjen e tyre në një fshat me më pak se 2 mijë banorë dhe zotimin e tyre për të hapur çfarëdo lloj biznesi, me kushtin që investimi kthehet në fshat.

Presidenti i Molise, Donado Toma tha për Guardian: “Është një mënyrë që të ketë jetë në qytetet tona, duke rritur popullsinë”.

Ai u shpreh gjithashtu se përfitimi i parave nuk do të jetë vetëm për ata që do të shpërngulen atje, por gjithashtu për banorët, të cilët do të marrin më shumë 10 mijë Euro në muaj për të ndihmuar në ndërtimin e infrastrukturës dhe promovimin e aktiviteteve kulturore.

Sipas tij, kjo është një mundësi për të ndihmuar banorët që të qëndrojnë. Kjo nuk është është hera e parë që një rajon apo qytet në Itali ka ofruar kompensim për t’u zhvendosur atje./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
UKT