Grupi Xhihadi Islamik ka sulmuar disa komunitete duke vrarë disa fëmijë, SHBA kërkon të ndalet përshkallëzimi

Izraeli ka vrarë një militant të dytë të lartë nga grupi i Xhihadit Islamik Palestinez, ndërsa numri i të vdekurve vazhdon të rritet nga sulmet ajrore në Gaza. Gjashtë fëmijë dhe disa luftëtarë të  Xhihadit Islamik  janë në mesin e 32 palestinezëve që raportohet se kanë vdekur. Izraeli thotë se nisi operacionet për shkak të kërcënimit.

Xhihadi Islamik ka bërë të ditur se nuk do të lejojë që gjaku i tyre të thahet para se të bombardojnë vendbanimet e armikut. Sirenat paralajmëruese për raketa u dëgjuan në disa komunitete rreth 5 km në perëndim të Jeruzalemit.  Izraeli akuzoi militantët e  shtetit Xhihadit Islamik se sulmuan qëllimisht mbi komunitetet duke plagosur mbi 200 persona.

Bombardimet e fundit janë shpërthimi më serioz midis Izraelit dhe Gazës që nga një konflikt 11-ditor në maj 2021 që la më shumë se 200 palestinezë të vdekur. Ushtria izraelite paralajmëron se ky operacion i fundit  i koduar Breaking Daën  mund të zgjasë për një javë. Gjatë natës rreth 20 persona u arrestuan në Bregun Perëndimor, ndërsa forcat e sigurisë vazhduan të ushtronin presion mbi udhëheqjen e Xhihadit Islamik jashtë Rripit të Gazës.

Deri tani Hamasi, grupi më i madh militant në zonë  i cili ka ideologji të ngjashme me Xhihadin Islamik dhe shpesh koordinon veprimet e tij me të nuk iu është bashkuar sulmeve pasi kjo gjë që do të shënonte një përshkallëzim të dhunës. Hamasi ka lëshuar deklarata të forta duke thënë se “grupet e rezistencës” janë të bashkuara por për shkak se ajo qeveris Gazën, ajo ka konsideratat e veta praktike që mund ta ndalojnë atë të përfshihet.  

Ekziston një shqetësim në rritje për përkeqësimin e situatës humanitare në territorin palestinez. Izraeli mbylli kalimin e tij me Gazën javën e kaluar mes frikës se Xhihadi Islamik do të hakmerrej për arrestimin e një prej liderëve të tij në Bregun Perëndimor verior. Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje të gjitha palëve që të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm  duke konfirmuar mbështetjen e tij për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Duke shpresuar për të parandaluar dhunën e mëtejshme, Egjipti gjithashtu ka ndërhyrë si ndërmjetës midis dy palëve dhe thuhet se ka dërguar një delegacion zyrtarësh në Izrael.

Klan News