Maksym Kozytsky, kreu i administratës ushtarake rajonale të Lviv, thotë se një bazë ushtarake ukrainase rreth 15 kilometra nga kufiri me Poloninë u shënjestrua nga një sulm raketor rus orët e para të së martës.

Kozytsky nuk dha detaje të tjera në një postim në Telegram, duke thënë vetëm se informacione të mëtejshme do të publikoheshin në vonë.

Një seri shpërthimesh u dëgjuan në Lvivin qendror rreth orës 12:45 të mëngjesit me orën lokale, menjëherë pasi sirenat e sulmit ajror kishin rënë në qytet. Një anëtar i ekipit të CNN në qytet pa mbrojtjet ajrore të ndezura në veriperëndim, në drejtim të objektit ushtarak Yavoriv rreth 40 kilometra larg.

Në deklaratën e tij të parë në Telegram, Kozytsky tha vetëm se sistemet e mbrojtjes ajrore i ishin përgjigjur sulmit. Kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovyi, në një postim në faqen e tij në Facebook, tha se nuk mund të konfirmonte asnjë informacion rreth sulmeve të mundshme me raketa në Lviv.

Yavoriv është shënjestruar të paktën tre herë që nga fillimi i luftës. Në sulmin e parë më 13 mars, u vranë më shumë se 30 persona.

Vende në Lviv janë goditur gjithashtu nga sulmet me raketa ruse, duke përfshirë një fabrikë të pjesëve të avionëve, një depo karburanti dhe disa nënstacione elektrike./tvklan.al