SHBA ndihmë me vlerë 300 milion Dollarë

Raketat ruse synuan sërish pjesën qendrore të Ukrainës në Kryvyi Rih, ku tre persona humbën jetën dhe 40 të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre 10 fëmijë.

Dy ndërtesa u goditën duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Pamjet tregojnë flakët që përfshinë pjesën e sipërme të një blloku apartamentesh dhe ekipet e shpëtimit duke transportuar të lënduarit. Sulme të tjera u rregjistruan gjithashtu në të gjithë qytetin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u zotua se Rusia do të jetë para përgjegjësisë.

“Çdo ditë, qytetet dhe fshatrat tona përballen sulme të ngjashme. Çdo ditë, Ukraina humbet njerëz nga agresioni rus”, u shpreh ai. Nga ana tjetër zyrtarët rusë në rajonet në kufi me Ukrainën raportuan se

Kievi kishte nisur një sulm gjithëpërfshirës me dron duke synuar sërish objektet energjetike.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden do të dërgojë në Ukrainë ndihmë ushtarake në vlerë të 300 milionë dollarëve, paketën e parë të ndihmës teksa projektligji për një paketë të madhe të ndihmës vazhdon të jetë i bllokuar në Kongresin amerikan.

Fondet do të përdoren për të dërguar artileri dhe municione për sistemet raketore amerikane HIMARS në Ukrainë. Mes të tjerash Biden në një takim me kryeministrin polak Donald Tusk siguroi udhëheqësit se mbështetja e SHBA për Poloninë është e hekurt mes shqetësimeve në Evropë se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të ndalojë agresionin e tij ushtarak në kufijtë e Ukrainës.

Klan News