Raki, produkte bio dhe muzikë në “Kazan fest”

Raki, produkte bio dhe muzikë në “Kazan fest”

11:13 03/10/2019

Një aktivitet shumë i veçantë pritet të organizohet në datat 4 dhe 5 tetor në Gjirokastër, në Ballaban të Këlcyrës. Bëhet fjalë për një festival të produkteve lokale të kësaj zone, të titulluar “KazanFest”.

Të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan,  Lira Hilaj, e cila është organizatore e “KazanFest” dhe këngëtari Bojken Lako dhanë edhe më tepër detaje për këtë aktivitet i cili organizohet për herë të parë.

Është quajtur “KazanFest” sepse tetori është muaji kur nxirret rakia dhe pikërisht në këto ditë do të ngrihen kazanët për të nxjerrë rakinë. Por përveç rakisë aty do gjenden edhe produktet e tjera të veçanta të zonës.

Festën do e bëjmë ne, produktet i ka vetë zona dhe çdo gjë është organizuar në mënyrë që njerëzit të ndihen rehat dhe komodë”, shprehet Lira duke shtuar më tej se kjo është një mundësi edhe për promovimin turistik të zonës.

Nuk do të mungojë edhe muzika e zgjedhur moderne dhe ajo e zonës.

 “Është një mundësi e mirë për promovimin e agroturizmit, vendeve të bukura që ka Shqipëria, jo vetëm ato që ne dimë në mënyrë masive. Por edhe për të çuar pak kulturë muzikore nga Tirana dhe nga vende të tjera të Shqipërisë, por edhe për të përfshirë të rinjtë e zonës në këto takime”,shton më tej Bojken Lako duke u shprehur se është një eksperiencë e veçantë dhe do dëshironte të kthehej pse jo në një traditë. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT