Është kallëzuar për abuzim me tenderat dhe dëmshpërblimet e qytetarëve për tërmetin
Për 1 orë e 30 minuta, kryetari i bashkisë së Kamzës Rakip Suli ka qëndruar përballë agjentëve të BKH-së duke dhënë shpjegime për kallëzimet kundër tij. Ai është kallëzuar mbi dyshimet për abuzime me një tender për pastrimin e Kamzës dhe dëmshpërblimet e qytetarëve për banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Pas daljes nga SPAK, numri një i Kamzës refuzoi të shpjegojë se për çfarë është pyetur. Pak përpara se të futej në automjetin e tij, kryebashkiaku u shpreh, që do vinte në SPAK sa herë që të kërkohej.
Sulli është kallëzuar nga kryetari i këshillit bashkiak që vjen nga rradhët e opozitës. Ai pretendon se kryebashkiaku ka shkelur ligjin edhe për mënyrën si janë zhvilluar mbledhjet e këshillit bashkiak.
Ndërkohë ditët në vazhdim do të thirren në SPAK edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë së Kamzës. SPAK do të sekuestrojë të gjitha dokumentat nga institucioni për të parë nëse ka shkelje të ligjit.
Klan News