Gjatë analizës në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan për tryezën e sotme mes PS-PD-LSI për Reformën Zgjedhore, gazetari Robert Rakipllari ka përmendur “çunat problematikë” që dolën në përgjimet e prokurorisë së bashku me emrin e deputetit socialist Damian Gjiknuri në zgjedhjet e kaluara.

Sipas gazetarit, nëse tryeza mes palëve do të plotësojë kërkesën e hershme të opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, atëherë opozita ka arritur kauzën e saj. Në rast të kundërt, ai u shpreh se do të vijojë e njëjta situatë.

Robert Rakipllari: Kërkesa kryesore e opozitës, kauza kryesore e saj, ka qenë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ka qenë me një qeveri kujdestare, me një qeveri teknike. Në qoftë se opozita e arrijnë këtë gjë me ndërmjetësim ndërkombëtar, kjo do ishte një mënyrë që kauza e opozitës për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme të arrihet. Në rast se kjo nuk arrihet, por do bëhen disa arrnime të kodit, do shkojë Gjiknuri pastaj prapë me ata shokët e vetë, me çunat problematikë atje dhe do t’i bëjë zgjedhjet prapë siç ishin.

Damian Gjiknuri: Po pse flet kot?

Robert Rakipllari: Flas sepse ashtu është.

Damian Gjiknuri: Po lere se nuk bën as prokurorin as hetuesin.

Robert Rakipllari: Unë po flas se kam të drejtën time të flas, s’po gënjej unë, s’po them asnjë gënjeshtër. As po të akuzoj se s’jam as prokuror.

Damian Gjiknuri: Je marrë me zgjedhje ti?

Robert Rakipllari: Jam marrë, e di shumë mirë si bëhen zgjedhjet.

/tvklan.al