“Bëhuni gati për zgjedhje”. Analisti zbulon çfarë i tha Rama grupit parlamentar të PS

“Bëhuni gati për zgjedhje”. Analisti zbulon çfarë i tha Rama grupit parlamentar të PS

22:30 09/09/2019

“Duhet të bëheni gati për zgjedhje sa më shpejt. Partia duhet të jetë gati në çdo moment”. Kështu ka deklaruar sot kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, sipas analistit Robert Rakipllari i cili është i ftuar këtë të hënë në studion e emisionit “ Opinion” në Tv Klan.

I pyetur lidhur me vajtjen e Presidentit Ilir Meta përpara Komisionit Hetimor Parlamentar, gazetari tha se: Vajtja e presidentit Ilir Meta tek Komisioni Hetimor ka domethënie politike për faktin se çfarë ndodhi gjatë Qershorit, ku presidenti anuloi dekretin e zgjedhjeve dhe ishte përplasja politike për zgjedhjet e 30 Qershorit. Në këto momente jemi në një situatë tjetër dhe palët kanë bërë llogari të tjera. Në kuptim, që nuk jemi në situatën ku secila palë kërcënonte njëra- tjetrën.

Ndërsa për mesazhet “e koduara” të Presidentit Ilir Meta gjatë verës, Rakipllari u shpreh se politika që bëhet në verë nuk është shumë jetëgjatë.

Janë mesazhe politike, por politika që bëhet në verë nuk është shumë jetëgjatë. Ka një kontekst tjetër. Sot presidenti në të gjithë përballjen me Komisionin Hetimor kishte argumente juridike më tepër sesa politike.  

 I pyetur nga gazetari  Blendi Fevziu nëse ka patur ndonjë takim të mundshëm mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama apo shtërngim duarsh, Rakipllari tha se nuk ka patur.

Nga informacionet që kam nuk ka patur shtrëngim dore, por mund t’ju them një informacion tjetër. Sot kryeministri në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, ka thënë “Duhet të bëheni gati për zgjedhje sa më shpejt. Partia duhet të jetë gati në çdo moment”./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT