Bayern do të marrë Perisiç

Pas mbërritjes së Romelu Lukaku, Inter po synon edhe një përforcim cilësor për mesfushën. Antonio Conte mund të ketë në dispozicion Ivan Rakitiç. Kroati i cili luan me Barcelona ka qenë dhe më parë nën vëzhgim nga zikaltërit. Për Rakitic duhen 50 milionë euro.

31-vjeçari është nën kontratë deri në qershor të 2021 me Barcelona. Por tek Inter priten dhe lëvizje. Një tjetër kroat, Ivan Perisic do të kalojë te Bayern Munchen. Mediat gjermane lajmërojnë se marrëveshja është arritur dhe priten vizitat mjekësore.

Shkohet edhe më tej duke përmendur dhe ditën që do të nisë stërvitjen që është e mërkura. Fillimisht do të kalojë në huazim për 5 milionë euro dhe më pas Bayern duhet të paguajë 25 milionë të tjerë, nëse do ta marrë kartonin e Ivan Perisic.

Tv Klan