Ka thyer rekord filmi i animuar “Ralph Breaks the Internet”.  Që nga dita e publikimit, ai ka arritur të sigurojë 140 milionë dollarë fitime. Vetëm këtë fundjavë,  “Ralph Breaks the Internet” ishte filmi më i shikuar sipas Box Office, i cili arkëtoi 16.2 million dollarë.

Projekti kinematografik, është prodhim i Disney. Filmi është i zhanerit komedi dhe tregon aventurën e ralfit, i cili i bindur nga mikja e tij Vanellope vendos të eksplorojë botën e internetit.

Dy miqtë teksa zbulojnë botën e internetit, e cila është sa e thjeshte por edhe e ndërlikuar, bien pre e joshjes virtuale, duke shkaktuar trazira të medha.

Filmi ka marrë vlerësime positive nga kritikët për humorin, karakteret dhe stilin. “Ralph Breaks the Internet” është i nominuar për filmin më të mirë të animuar, në “Golden Globe 2019”.

Klan Plus