Ralph Lauren po bëhet gjithnjë e më romantik. Sfilata e stilistit në qendër të Manhattan-it bëri bashkë të gjithë të famshmit, nga aktoret Anne Hathaway dhe Sadie Sink te ylli i muzikës country Kacey Musgraves.
Koleksioni vjeshtë/dimër 2025 ishte një event jashtë kalendarit normal të sfilatave. Shfaqja u titullua “Romantikët Modernë” ku u prezantuan një gamë e gjerë e veshjeve. Ato që mbizotëruan më së shumti ishin këmishat, kostumet me ngjyrë të zezë, kafe e të bardhë, e deri tek fustanet me printe të ndryshme me dantellë, lule dhe ngjyra tipike vjeshtore.

Nuk munguan edhe xhaketat me jakë të gjerë e lëkurë të zezë. Aktorët Julia Louis-Dreyfus, Michelle Williams, Naomi Watts, Ariana Debose dhe Eiza Gonzalez ishin gjithashtu të pranishme.
Sipas Lauren, koleksioni synon të tërheqë të gjitha moshat.
Tv Klan