Personat që do të trajtohen në banesë për Covid do të marrin rimbursim 100% të ilaçeve. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook një postim ku thotë: Financimi AntiCovid, rimbursim 100% i paketës bazë të trajtimit ambulator në banesë, 1.2 miliardë lekë.

Ndërkohë, ministrja Manastirliu tha të martën se janë dy skema mjekimi që do të rimbursohen 100% falas.

“Në mënyrë që të kemi mundësi, e para që të lehtësojmë familjet duke i rimbursuar nga buxheti i shtetit, por edhe për të disiplinuar protokollet e trajtimeve, që është edhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Manastirliu./tvklan.al