Në buxhetin e vitit 2022 do të ketë 1 miliard lekë më shumë subvencionim të qirasë për tërmetin. Është kryeministri Edi Rama, i cili e ka nisur këtë të enjte me një postim për tërmetin në rrjetet sociale.

“1 miliard lekë më shumë subvencion i qirasë për tërmetin”, njoftoi kryeministri Edi Rama.

Më 26 Nëntor mbushen 2 vjet nga tërmeti i fortë që ra në vitin 2019 e që u mori jetën dhjetëra personave dhe shkatërroi me qindra ndërtesa e banesa./tvklan.al